Pak orë më parë në media u përfol për një përplasje mes dy fustaneve të veshura nga Eleni Foureira dhe Elvana Gjata. (lexo ketu)
Eleni e publikoi foton me fustanin në fjalë (në ngjyrë rozë) të dizenjuar nga stilistja Irene Angelopoulos disa orë më parë, e fill pas saj këngëtarja Elvana Gjata nxorri video teksa bënte prova me të njëjtin model fustani stiluar nga Valdrin Sahiti por në ngjyrë jeshile neoni.
Të dy fustanet kanë tejet ngjashmëri me njëri-tjetrin ndënëse janë stiluar në ngjyra të ndryshme!!!
Lidhur me këtë lajm ka reaguar eksluzivisht për BORDO vetë stilistja greke, e cila pasi ka lexuar lajmin e mësipërm shkruan se fustanin që ka veshur Eleni, ajo e ka prezantuar në shtator, pra 2 muaj më parë kur ka prezantuar koleksionin e ri në sfilatën e mbajtur në Paris Fashion Week.
“Sapo lexova artikullin tuaj dhe dua të përmend faktin se krijimi im është shfaqur në sfilatën time në Paris në muajin Shator, 2 muaj më parë!!! Kjo është fotoja e shkëputur nga pasarela në Paris Fashion Week…”, shkruan stilistja.
Ajo vijon më tej sqarimin e saj duke thënë se këngëtarja Eleni e ka veshur më herët (të martën) fustanin në fjalë, por vetëm dje e publikoi foton në Instagram.
“Ne e bëmë të parët. Nuk ka asnjë kopje nga ana jonë. Dua që ta rregulloni këtë keqkuptim. Nuk dua që të shkruhet se ishim ne që e kopjuam look-un, sepse nuk e kemi bërë një gjë të tillë!”
Nga ana tjetër nuk ka asnjë reagim nga stilisti shqiptar lidhur me këto lajme që kanë qarkulluar që prej pasdites së të premtes në media. Kujtojmë se Elvana Gjata mesa duket e njeh stilisten Angelopoulos pasi e ndjek atë në Instagram.






Horoskopi ditor, e shtunë – 23 nentor 2019










Parashikimi i horoskopit, datë 22 nëntor 2019



3 përfitimet nga reduktimi i sheqerit…
