KreuStil Jetese

Canta për të cilën “vdes“ Meghan Markle, del në shitje me ulje dhe radha, filloi!!!

Epo, për disa ishte lajm shumë i mirë: Strathberry organizon një shitje të rrallë e nxitura nga e Premtja e Zezë javën tjetër, që përfshin edhe cantën e shumë adhuruar të Meghan Markle.

Vetë firma konfirmoi se shitja në faqen online të saj që zgjat nga 26 nëntori deri në 2 dhjetor, e përfshin sigurisht, edhe objekte të tjera, ofron 20-40 përqind zbritje në shumicën e tyre, cka konsiderohet dicka mjaft e rrallë nga marka në fjalë. Vetë canta e shumëlakmuar, cmimin  e ka 545 dollarë, e do të reduktohet me 20%.

Nuk duket shumë, por interesi është I jashtëzakonshëm, dhe të mos harrojmë pastaj, që herën e parë kur Meghan e mbajti këtë cantë, ajo u shit për 11 minuta!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF