Bora Zemani dhe partneri i saj Donald Veshaj nuk kanë mundur të presin më gjatë për ta çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Sipas zërave pranë çiftit thuhet se gati 1 viti pas lidhjes dyshja e “Treshave” kanë nisur bashkëjetesën në kryeqytet.
Sipas ‘Panorama Plus’, Bora dhe Donaldi tashmë kanë vendosur të jetojnë bashkë e ndonëse ende nuk e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre, ky vendim i çiftit tregon se ata e kanë marrë seriozisht marrëdhënien e tyre.
Kujtojmë se prezantuesja brune ka edhe një djalë të quajtur Arbor, nga marrdhënia e mëparshme me dj e njohur shqiptar Vin Veli, të cilin edhe pas ndarjes e ka quajtur si gabimin më të bukur të jetës së saj.
Bora Zemani dhe Vin Veli i dhanë fund lidhjes disa vjeçare në vitin 2017-të e nëse Bora u hodh në krahët e aktorit vlonjat, për -ish-partnerin e saj dhe babain e djalit deri më tani asnjë romancë nuk është bërë publike.
Dj Vini është i fokusuar në karrierë dhe ka zgjedhur që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Atë e shohim prej disa javësh si dj e show të ri të humorit “Klanifornia” që transmetohet të shtunave në Tv Klan.


Parashikimi i horoskopit, datë 25 nëntor 2019

Horoskopi ditor, e dielë-24 nëntor 2019











Horoskopi ditor, e shtunë – 23 nentor 2019





