
Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbledhur qeverinë mëngjesin e të shtunës për të vendimet e para pas tërmetit që goditit Shqipërinë më 26 nëntor.
Kështu u vendos që, familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi në zonën e Durrësit dhe Thumanës do të kenë gati shtëpitë e tyre, ndërsa nxënësve dhe studentëve do t’ju jepen bursa shkollimi. Rama tha gjithashtu se çdo familje me viktima, do të kenë trajtim financiar për gjithë jetën.
Qeveria do të japë një përkrahje, me shifër 1 milionë lekë të reja për çdo familje që ka humbur jetë. Nga ky vendim përfitojnë dhe familjet e dy vëllezërve nga Kosova.
Kryeministri shton gjithashtu se nxënësit në këto familje do të marrin një bursë mujore 15 mijë lekë në muaj.
“Po ashtu nxënësit që janë në familjet e viktimave për t’iu ardhur në ndihmë, do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh të reja në muaj. Është 3-fishi i bursës së ekselentëve. Dhe këtë bursë do ta përfitojnë edhe studentët”, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Rama tha se për të gjithë pensionistët e familjeve të viktimave do të jepet pensioni i veçantë i Republikës së Shqipërisë, pensioni që iu jepet njerëzve me kontribute të veçanta.