KreuStil Jetese

“Nuk jemi vetëm”: VIP-at brenda dhe jashtë Shqipërisë solidarizohen me të prekurit nga tërmeti!

Tërmeti i tmerrshëm qe goditi Shqipërinë, mori me vete nën rrënoja fëmijë, të rritur dhe të moshuar.

Kjo ngjarje e rëndë  deri më tani ka marrë 31 jetë njerëzit e qindra të plagosur, ndaj të cilëve u solidarizuan banorë të thjeshtë dhe persona të famshëm në të gjithë botën.

VIP-at që u solidarizuan nga kjo situatë, postuan në profilet e tyre personale, ku më e përdorura ishte shprehja “Pray for Albania” ose lajmërime nga bizneset private dhe spitalet, të cilat kishin hapur dyert për të dhënë ndihmën e parë dhe për të siguruar, në mënryë të përkohshme, gjërat minimale.

Një ndër të parët që është solidarizuar duke ofruar dhe  ndihmë është reperi Genc Prelvukaj i cili ka ofruar shtëpinë e tij në Martinaj të Plavës në Mal të Zi.

“Ju njerëz të mirë në Shqipëri. Nëse njihni familje që kanë nevojë të strehohen, kanë mbetur pa kulm mbi kokë, nga tërmeti i sotëm, unë kam një shtëpi në Martinaj të Plavës në Mal të Zi, në të cilën mund të vendosen 2 familje”,- ka shkruar ndër të tjera Genci.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka reaguar duke postuar  në profilin e saj një foto të flamurit shqiptar me shkrimin:

Lutuni për Shqipërinë. Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti.”

Gjithashtu i ka bërë thirrje miqve të saj që të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti.

Aktori Fatmir Spahiu ka ofruar strehim për deri në 10 persona, në Kosovë derisa të qetësohet situata në Shqipëri.

“Deri ne 10 persona nga Shqipëria i strehoj në Kosovë deri sa gjendja të qetësohet! Nëse dini ndonjë familje me shkruani ne mesazh”, ka shkruar Spahiu.

Reperi Capital T ka postuar një numër telefoni, në Instagram, për të gjithë ato familje që kanë nevojë për ndihmën e tij.

 

 

KONTAKTONI në +383 45 505 399 / Zoti na ndihmofte ne keto kohe te veshtira per te gjithe ne ??? #prayforalbania

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Bes Kallaku anullon premierën e filmit në Prishtinë. Ditën e sotme aktori i humorit Bes Kallaku kishte planifikuar të mbante premierën e filmit të tij “Falco”, por ngjarja e tërmetit ka bërë që ai ta shtyjë. Përmes një postimi në profilin e tij, ai ka lajmëruar të gjithë fansat që mezi e kanë pritur:

Të dashur miq. Ju bashkëkombas të Kosovës, Shqipërisë së përtej Drinit. Për shkak të situatës së rënduar nga tërmetet edhe në dhimbje për jetët e humbura, nuk ma bën zemra që nesër të mbaj premierën e filmit “Falco” në Prishtinë, ashtu sic ishte caktuar. Zoti ju rujt. Ju falenderoj përzemërsisht edhe për mobilizimin tuaj dhe ndihmën që po ofroni vëllezër!”, -ka shkruar Besi në profilin e tij.

Make-up artisti shqiptar, Mario ofron ndihma financiare për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

“U zgjova nga ky lajm i trishtuar për tërmetin në Shqipëri. Lutjet nuk janë të mjaftueshme. Unë po përpiqem të gjej një organizatë që mund të dhurojmë për të ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Ju lutem më njoftoni në komente nëse ka diçka të vendosur për të ndihmuar pasi nuk mund ta gjej një të drejtë tani. Faleminderit”, ka shkuar ai krahas fotos.

Gjithashtu ai ka postuar edhe një foto që është bërë virale ku përfshin mbështetjen e forcave speciale të Kosovës. Fotoja tregon momentin e luftës së Kosovës në vitin 1999, ku vendi ynë hapi dyert për shumë familje kosovare dhe në foton bashkangjitur është pamja e autokolonës kosovare nisur drejt Shqipërisë.

“E mira nuk harrohet kurrë. Shqipëri, ata të cilët t’i i strehove, sot po të kërkojnë ndihmë. Po lutemi për ty Shqipëri”, shkruhet në foto.

Elvana Gjata krahas fotos së flamurit me shqiponjën dykenare ajo ka shkruar:

“Këto janë momentet kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, të duam e të ndihmojmë njëri tjetrin, të jemi pranë atyre që hidhërimin e mbrëmjes së kaluar do ta kujtojnë gjatë gjithë jetës”.

Ajo ka theksuar se më shumë se kurrë të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe ta ndihmojnë njeri-tjetrin.

Këngëtarja shqiptare që jeton në Itali, Elhaida Dani ka shprehur se është afër me mendje dhe zemër tek personat që kanë humbur të afërmit e tyre.

“Zoti na ndihmoftë! Jam me mëndje dhe me zemër me të gjithë personat që kanë humbur të afërmit në këtë tërmet”, është shprehur Elhaida.

Bleona Qereti ka reflektuar mbi jetën dhe gjërat më me rëndësi pas tërmeteve që goditën Shqipërinë.

“Zoti na rujt. Ne dore te tij, kujtoni Zotin se sa te vegjel jemi. Uroj te jeni mirë”, -ka shkruar këngëtarja.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se ajo dhe familja e saj janë të sigurt dhe janë mirë.

I lutem Zotit që të gjithë njerëzit e mi të jenë të sigurt. Nëna, babai im dhe unë jemi mirë, vetëm në momente si kjo ne bëjmë një vështrim mbi atë që me të vërtetë ka rëndësi në këtë jetë. Shpresoj që ju dhe të dashurit tuaj janë mirë”,-ka përfunduar Bleona.

Tjetër këngëtare që ka treguar solidaritet është Nora Istrefi, e cila ka mbështetur të gjithë shqiptarët e prekur nga tërmetet.nnora ka publikuar në profilin e saj disa foto nga Durrësi dhe Thumana, dy prej vëndeve më të prekur nga tërmeti. Krahas fotove ajo ka shkruar:

Lutem për ju populli im”.

Motra e saj, Era, në profilin e saj publikoi një video, në të cilën shikohen lëvizjet e objekteve në shtëpi nën lëkundjet e tërmetit. Lëkundjet e tërmetit tragjik në Shqipëri janë ndjerë edhe në Kosovë. Krahas videos ajo ka shkruar:

E kom ndje edhe un tërmetin dje…jom tute dhe jom lute! Ama nuk e kom prite qe po zgjohna me lajme kaq te tmerrshme… Vazhdojm t’lutemi dhe t’jemi t’mire me njeri’tjetrin”,-ka shkruar Era.

Aktori turk, Tolgahan Sayışman, bashkëshorti i Almeda Abazit, ka përkrahur shqiptarët për fatkeqësinë natyrore që ka ndodhur, në Shqipëri.

“Me ty Shqipëri” shkruan në fotografinë që ai ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Përveç Rita Orës ka reaguar edhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipa.Ajo ka postuar në profilin e saj një foto të flamurit shqiptar me shkrimin:

“E shkatërruar nga lajmet e këqija. Zemra dhe lutjet e mia janë me shqiptarët. Ju dërgoj gjithë dashurinë time në këtë kohë vështirë”.

Ditën e sotme, Kledi do të mbante një ëorkshop në ‘Albi Nako Dance Academy’ por ky event është anuluar. Ka qenë Albi Nako që përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se ky workshop nuk do të zhvillohet për shkak të tërmetit dhe se është shtyrë për një ditë tjetër. Ai bën me dije se të gjitha paratë që do të mblidhen nga ky event, do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

“Ishte parashikuar sot ardhja e balerinit të njohur Kledi Kadiu nga Italia në Tiranë për mbarëvajtjen e një ‘workshop’ në ambientet e Albi Nako Dance Academy, por tragjedia që pllakosi sot Shqipërinë bëri që ky event të shtyhet në datën 3 dhjetor. Gjithë të ardhurat e këtij ‘ëorkshopi’ shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Jam i lumtur që këtë iniciativë e morëm bashkë. Faleminderit Kledi. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”,-ka shkruar Albi.

Adrola Dushi dhe Xhesika Beriberi kanë qenë ndër personazhet që kanë ndërmarrë nismën e një fushate për të ardhur në ndihmë këtyre personave.

“Tërmeti që shkundi Shqipërinë, ka shkundur zemrën e cdo shqiptari… Të gjithë bashkë mund të bëjmë dicka për ta ndryshuar realitetin e trishtë të Shqipërisë sot. Le të veprojme me zemër!”, janë shprehur modelet shqiptare.

Kjo është llogaria e hapur nga Xhesika dhe Adrola, ku mund të dhuroni sipas mundësive për kauzën e tyre humane:

Https://www.gofundme.com/f/fundraiser-for-albanian-earthquake-victims?Utm_source=customer&utm_medium=copy_link&utm_campaign=p_cf+share-flow-1

Noizy ka publikuar në rrjetet sociale fotografi ku shihet duke gatuar.

“Edhe pse patëm fatkeqësi zemrat nuk i prishëm, madje mësuam se sa shumë e duam njëri tjetrin. Nuk kam fjalë për xhestin e shqiptarëve të kosovës dhe të maqedonisë, mund të kem parë vet me sytë e mi mbi 50 kamiona me ndihma për vëllezërit dhe motrat e tyre që kishin nevojë, si me ushqime por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qarë shumë, jo nga frika por nga gëzimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerëzve që kontribuojnë, të ketë kontroll mbi gjithçka sepse nuk duhet abuzuar me mirësinë, ju që kontribuoni duhet të siguroheni që atë që ju na ofroni të shkojë në vendin e duhur. Edhe një herë në emër të gjithë shqiptarëve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoftë me të gjithë ju dhe familjet tuaja. Uroj që këto lloj fatkeqësish mos të ndodhin më kurrë. Zinjo”.- shkruan reperi.

Qytetet më të prekura nga tërmeti janë Tirana, Durrësi dhe Lezha, ku shumë banesa janë kthyer në gërmadha e shumë qytetarë do e kalojnë natën nëpër çadra.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF