Festivali “Kënga Magjike” nuk do të anulojë organizimin e tij këtë vit, ndonëse vendi në këto ditë është duke kaluar momente dramatike për shkak të tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.
Për shkak të kësaj ngjarjeje të rëndë, edhe artistja Besa Kokëdhima ka zgjedhur të tërhiqet nga gara duke u shprehur se e ka të pamundur të performojë për shkak të gjendjes së rënduar. Pavarësisht thirrjes së Gjebrea-s për t’u rikthyer e për të kontribuar në misionin e tyre të këtij viti, këngëtarja e “Histori” nuk ka ndërruar ende mendje.
Producenti i festivalit Ardit Gjebrea pak orë më parë ka deklaruar publikisht se “Kënga Magjike” nuk do të anulohet pavarësisht ngjarjes tragjike, por do të organizohet me një mision unik dhe nën një moto ‘Këndoj për të ndërtuar”.
“#kendojpertendertuar Ky eshte misioni i Festivalit kenga Magjike 2019! Me te ardhurat e biletave te festivalit do te ndertohet shtepi per familje te prekur nga termeti! Te marten, te enjten dhe te shtunen, ne datat 4, 5 dhe 7 dhjetor do te jene te paharruara tre nete magjike me artiste shqiptare dhe te huaj Per here te pare Kenga Magjike vjen ne formatin International. 30 artiste Big dhe 18 Neë Artist, ne 3 nete do te sjellin performanca magjike. Biletat tashme kontribut, i gjeni ne Pallatin e Kongreseve! Eshte Kenga Magjike – me e motivuar se kurre.#kengamagjike2019 #tegjithebashkemundem”