
Ankthi që ka lënë pas tërmeti i 26 nëntorit vijon të jetë prezent në masë. Ndonëse dukuri të tilla nuk mund të parashikohet, paniku dhe frika janë ndjesi të pashmangshme. Por si mund të dilnin nga kjo situatë ankthioze dhe ta qetësoni veten për t’ju rikthyer normalitetit?
Mos harro: Ti nuk je vetëm!
Disa nga hapat, që mund t’iu ndihmojnë që ta qetësoni vetën dhe të shmangi ndonjë sulm paniku janë:
Vazhdoni përditshmërinë– është shumë e rëndësishme, që të vazhdoni të shkoni në punë, shkollë apo të bëni aktivitetet që i bëni çdo ditë.
Ushqehuni si duhet- në raste të tilla është e rëndësishme, që të mos e lini pas dore veten dhe mirëqenien tuaj.
Shprehni frikën tek të afërmit– mos e mbani frikën brenda, përkundrazi ju duhet ta ndani atë me njerëzit që ju rrethojnë.
Shmangni alkoolin apo substancat e tjera për të përmirësuar gjendjen emocionale
Kujtoni që këto gjëra nuk janë në dorën tënde prandaj provoni të qetësoheni
Nëse e vëreni se paniku dhe frika po vazhdojnë me ditë të tëra, atëherë është shumë e rëndësishme që të kërkoni një ndihmë profesionale.

Aktori i “Klanifornia” humb njeriun e zemrës!




Horoskopi SOT, e shtune 30 nentor 2019














