KreuStil Jetese

U arrestua pasi përvetësoi ndihmat e të prekurve nga tërmeti, por “truri“ i vjedhjes nuk ishte ai!

Ishin disa video që qarkulluan në rrjet ato që cuan drejt pragosjes së Altin Zekaj, me detyrë shef i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit. Zekaj, dhe e shoqja Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes, janë të dyshuar si protagonistët kryesorë të vjedhjes së ndihmave për të prekurit nga tërmeti , duke arritur të marrin dhe të çojnë në banesën e prindërve të tyre, plot 15 qese me ushqime të paketuara me ambalazhin e fondacionit “Fundjava Ndryshe” dhe 7 batanije.

Ndërkohë 18 pako me ushqime të këtij fondacioni janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, thotë shqiptarja.com, e cila ka zbardhi dinamikën e ngjarjes.

Sipas akuzës, pedagogia Valbona Zekaj ishte ajo që siguronte ushqimet dhe më pas ja jepte bashkëshortit të saj, i cili urdhëronte një punonjës tjetër policie Ervin Haxhillarin, që t’i dërgonte pakot me ushqime në banesën e prindërve të Valbonës, ku jetonte dhe vëllai i saj zjarrfikës, Alban Taulla. Mes personave të arrestuar është pikertisht zjarrfikësi Arben Taulla dhe komandanti i skuadrës në seksionin e rendit në komisariatin e Rinasit, Ervin Haxhillari. Ky i fundit ka vendosur të bashkëpunojë me policinë duke treguar të gjithë çfarë kishte ndodhur. Ndaj këtij punonjësi policie, prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërsa për dy kunetërit Altin Zekaj dhe Alban Taulla është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Për pedagogen Valbona Zekaj hetimet vijojnë në gjendje të lirë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF