Ka nisur jë kapitull i ri për markën Red Valentino, e cila sapo ka njoftuar fushatën e re reklamuese ‘Resort 2020’, me një fytyrë të re e jo shumë të njohur: Rina Lipa.
Londinezja me origjinë shqiptare, vetëm 18-vjeç e ndan karrierën e saj mes roleve si aktore, modele, këngëtare dhe stiliste, pra një talent i shumanshëm, që ka të ngjarë të jetë një karakteristikë familjare.
Rina Lipa, me siguri ju tingëllon emër i njohur dhe ka një arsye përse. Ajo është motra e Dua Lipës, yllit të muzikës me afro 37 milionë ndjekës në Instagram dhe e dashura aktuale e Anwar Hadid.
Nuk është aspak çudi që Red Valentino të ketë zgjedhur Rinën si protagoniste e një sërë fotosh e videosh, të cilat vijnë si një dozë nostalgjie për vitet ’90. Videoja të kujton një mbrëmje tipike mature apo ballon e fundit të vitit, e sjell në një kontekst rimantik e melankolik me Rinën që vallëzon, reciton dhe performon me një shikim të pafajshëm, por provokues që e karakterizon.



















