Feride Çetin, aktorja e njohur turke është shtatzënë për herë të parë.
40-vjeçarja e njohur për rolin e saj në serialin “Hercai” dha lajmin e gëzuar në një postim të dedikuar në Instagram ku kishte publikuar disa foto me barkun e rrumbullakosur.
Aktorja nuk ka zbuluar ende gjininë e fëmijës që pret por nuk ka nguruar të ndajë me publikun lumturinë për këtë shtatzëni.
Feride Çetin është e martuar me skenaristin Murat Ozer në një ceremoni martese që u organizua vetëm në tetor të këtij viti.
40-vjeçarja është e njohur për rolin e Zehra, mamasë së Rjanit në serialin turk “Hercai”



















