Ka rezultuar fatal drejtimi i mjetit për ish-Miss Bota nga Pakistani, Zanib Naveed. 32-vjeçarja ka humbur kontrollin e makinës së saj tip Mercedes CL2 që u përplas në bordurë dhe më pas u kthyer përmbys në rrugë.
Sipas autoriteteve, aksidenti fatal ka ndodhur në Maryland, New York dhe 32-vjeçarja ka humbur jetën menjëherë.
Naveed u diplomua në Universitetin Pace në vitin 2011. Ndërsa u shpall Miss Pakistani në botë në Toronto të Kanadasë në 2012.



















