Kate Middleton mori pjesë në një event special në Buckingham Palace përkrah figurash të tjera të njohura dhe sigurisht, kishte bërë cdo gjë që të tërhiqte vëmendjen. Dukesha e Kembrixhit kishte kombinuar një fustan në ngjyrë të gjelbër vibruese me një palë vëthë diamante të cilët kishin një shkëqim që “të merrte mendtë“. Këto vëthë në fakt, ia kishte huazuar as më shumë e as më pak se vetë mbretëresha Elizabeth. Dhe duket se nusja e Williamit nuk e ka problem t`I kërkojë bizhuteri monarkes. Epo nuk ka faj, kur janë të bukura, përse jo!



















