Adi Krasta u largua në gusht nga “News 24“ dhe duket ofertën që mori publikisht në muajin shtator, e peshoi dhe mori një vendim. Pozitiv. Këtë dëshmon fakti që tani, moderatori I njohur do ketë një emision të ri në Kosovë, ku do të jetë pjesë e televizionit “T7“.
Këtë e tregoi gazetari kosovar Berat Buzhala përmes një postimi në rrjetet sociale.
Nomes est Omen: Adi Krasta ne T7
— berat buzhala (@buzhala) December 13, 2019
“Sonte në T7 fillon një emision i ri. Presidenti e mban fjalën: Ftesa e realizuar për një gazetar të njohur shqiptar të përndjekur nga Edi Rama në Shqipëri për t’u bërë pjesë e T7’shit është bërë realitet. Emisioni i tij fillon në ora 21.00. Liri e plotë editoriale. Për çdo kënd dhe për kudo. Liri të plote për të kritikuar qeverinë e Shqipërisë, atë të Kosovës, të Maqedonisë, te Turqisë, te Amerikës. Qëndroni para T7’shit sonte. Asnjë dorë e asnjë politikani nuk është aq e gjatë dhe aq e fuqishme sa të mbërrijë deri në Express dhe T7.”,- “ ka shkruar Buzhala, duke iu referuar pikërisht personazhit kaq të njohur të medias shqiptare, për të cilin shkruante pak muaj më parë se kishte mbetur viktimë e bashkepunimit pushtet –oligarki.