Pas disa kohësh në gjendje jo të mirë shëndetësore, aktori shkodran Gëzim Kruja është ndarë sot nga jeta në moshën 81 vjeçare.
Artisti mbylli sytë përgjithmonë në shtëpinë e tij në qytetin e Shkodrës.
Për herë të fundit ai u ngjit në skenë në 2018. Gjendja e tij ka qenë e rënduar, ndërsa kohët e fundit e kishte të pamundur të fliste për shkak të sëmundjes. Gëzim Kruja e kaloi jetën në skenën e humorit ku interpretoi mbi një mijë role.
Mjeshtri i madh ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor.
Ka interpretuar mbi 1000 role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.
Në vitin 2005 ka marrë titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.



















