KreuFashion

Izolimi i Covid-19 mori fund; ja ç’do vishni darkave festive këtë sezon!

 

Duke shpresuar që rastet e reja të infektimeve me koronavirus të ulen dhe të kemi mundësi  t’i rikthehemi normalitetit sa më parë le të mendojmë pse jo edhe për mbrëmjet festive verore që do të mund të shijojmë këtë sezon.

Fustanet e gjata janë një ‘must’ këtë sezon që gjejnë përdorim si paradite, ashtu edhe pasdite mjafton që të bëhet kombinimi i duhur me aksesorët.

Të lehta, me dekolte të hapur ose jo, me printe florale, animale, e ngjyra verore, mbrëmjet festive të kësaj vere do të sjellin edhe një herë në vëmendje vajzën dhe gruan sensuale, ëndërrimtare, e në disa modele fustanësh edhe seksi.

Nëse ende nuk jeni njohur me trendet e fustaneve të gjata këtë sezon, më poshtë gjeni të gjitha modelet, prerjet, ngjyrat e printet që kanë sugjeruar stilistët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF