Rregullat janë të thjeshta dhe yjet i dinë mirë: sa më shumë kalojnë vite, aq më tepër kalohet tek celja e ngjyres, tek floku i kuruar dhe atëherë kur rasti e lejon, edhe tek gjatësia mesatare. Si i kanë interpretuar ato VIP-at që kanë kaluar të 50-tat? Po t`i vësh re me kujdes, ato kanë “ strategji” për t`i ulur ca vitet përmes prerjes dhe ngjyrës. Jennifer Lopez, Julia Roberts e Celine Dion kanë zgjedhur prerjen mbi shpatull, që lejon të duket bukur si krehja drejt fare, ashtu dhe efektin “Wavy”, për një look më rinor. Monica Bellucci i preu flokët e saj të gjatë poshtë veshët, dhe efekti ishte i menjëhershëm! Vetëm se kujdes, stilisti i besuar i saj, John Nollet nuk bëri thjesht prerjen klasike “bob”, por i shtoi një shkallëzim të lehtë poshtë! Të tjerë emra të njohur si Jennifer Aniston, Sarah Jessica Parker, Elle Macpherson etj. i qëndrojnë besnike flokut të gjatë dhe të shtruar, sepse ul moshën sipas tyre! Ajo që vihet re sakaq është që me kalimin e kohës, ngjyrën e flokut e celin përgjithësisht për një pamje sa më të re:






Si kujdesej për lëkurën Jackie Kennedy në 1963!





Xhinsi i kësaj vere, qenka ai i bardhi!








