KreuStil Jetese

Pëllumb Pipero sërish optimist: Vera do të ketë raste sporadike, ose aspak fare!

Në pothuajse çdo dalje të tij, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka qetësuar publikun me deklaratat e tij optimiste. Duke mos harruar asnjëherë që të bëjë thirrje për kujdes personal dhe evitim turmash, Pipero vijon të shprehet optimist për kurbën e infeksionit në vendin tonë.

I ftuar këtë të martë në ‘Opinion’ mjeku i njohur tha se rastet e shtuara ditët e djeshme nuk janë arsye  për t’u shqetësuar, por thjesht na japin sinjalin që nuk duhet hequr dorë nga kujdesi.

Më tej Pipero tregoi se si e sheh ai verën, ku sipas tij do të kemi një stinë të qetë plazhi sa i përket infektimeve me koronavirus.

“Vera do ketë raste sporadike ose aspak fare. Prandaj kam këshilluar që është më efektive që të gjurmojmë rastet që kanë klinik dhe t’ju bëjmë tamponin dhe në rast se kanë probleme dhe ti shtrojmë në spital. Kontaktit të ngushtë mund t’i bëjmë tampon. Dua të them se rastet pozitive nuk më shqetësojnë ekspozimi nuk më shqetëson, përkundrazi ekspozimi na ndihmon të përforcojmë i imuitetin.”; u shpreh Pipero

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF