Është një lojë tepër argëtuese: të frymëzohesh nga shenja e horoskopit për kombinimin e veshjes! Dhe këtu, mund të frymëzohesh nga yjet:
Dashi
Ikonë stili – Millie Bobby Brown
Të nevojiten ngjyra të gjalla, por ndërkohë kërkon gjithmonë dicka praktike sepse tek ti, rehatia është celësi I suksesit. Sigurohu të dukesh shik, edhe kur bën një shëtitje të gjatë
Demi
Ikonë stili: Storm Reid
Të duhen veshje të rehatshme, por që bien në sy e duken mirë sidomos me bizhuteritë e tua të preferuara.
Binjakët
Ikonë stili: Bella Hadid
Të pëlqen shumë të befasosh njerëzit, ndërsa kjo modele e famshme e kësaj shenje frymëzohet goxha nga look-u I viteve 70
Gaforrja
Ikonë stili : Lili Reinhart
Adhuron stilin romantik dhe i pëlqejnë fustanet me printe floreale për këtë sezon
Luani
Ikonë stili: Nicola Peltz
Preferon veshjet e guximshme e dhe kjo nuk na cudit
Virgjëresha
Ikonë stili :Kaia Gerber
E preferon dhe veshjen sport, por gjithmonë ka tendencën të kthehet në stilin e vet super të kuruar
Peshorja
Ikonë stili: Gigi Hadid
Në garderobë I gjen veshje “ stylish”; kjo shenjë është e dashuruar me krijimet e stilistëve të mëdhenj
Akrepi
Ikonë stili : Hailee Steinfeld
Atletet dhe xhaketa tip “bomber” janë shenja e vet dalluese
Shigjetari
Ikonë stili: Halsey
Shumë e organizuar me veshjen, planifikon cdo gjë në detaj dhe luan me aksesorët
Bricjapi
Ikonë stili-Dua Lipa
Herë pas here, I kthehet gjërave të thjeshta si një bluzë e bardhë dhe xhinse, por nuk e ka problem të kalojë pastaj tek ekstravagantet
Ujori
Ikonë stili: Camila Cabello
Nuk I ndjek trended fare. Mund të veshë dhe gjëra që mbaheshin dekadën e kaluar, nëse i pëlqejnë e i rrinë mirë
Peshqit
Ikonë stili: Yara Shahidi
Preferon veshjet boho chic, fustanet e lirshme dhe pantallonat e gjera.










Rina Balaj: Bella Hadid më kopjoi fustanin!!

Pipero: Jo me maska e doreza në rrugë!







Horoskopi Ditor, 9 Maj 2020

