KreuStil Jetese

Modeli i flokëve të kësaj vere qenka krejt e kundërta e “bob-it”!

Përgatituni për të kundërtën e modelit “bob” të flokëve që i cmendi të gjithë sezonin e kaluar. Vera këtë radhë, kërkon tjetër stil: “mbreti” i sezonit të ri qenka floku i gjatë!! Duket se karantina e ka bërë punën e vet dhe në këtë drejtim, duke bërë të preferuar floku i gjatë, dhe me ndonje onde mjaft natyrale.

Paul Labrecque, stilist i yjeve dhe drejtor kreativ i Paul Labrecque Salon and Skin Care Spa në  New York City parashikon që floku i gjatë është më praktik të trajtohet edhe në kushte izolimi.

“ Ka shumë mundësi të shohim shtim të preferencës për flokun e gjatë sepse në këto kushte, është edhe më i lehtë për t`u menaxhuar, thotë ai, duke shtuar se më praktike i duket për këtë rast, forma V e flokut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF