Çështja e vendosjes së maskave dhe dorezave duket se po kthehet në debat botëror, pasi ende nuk është e qartë nëse këto masa mbrojtëse mbahen kudo, apo vetëm në vende specifike.
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, duket se nuk është aspak dakord që njerëzit të mbajnë maska e doreza në çdo ambinet; përshembull sipas Piperos është pa kuptim që njerëzit ecin rrugës me maska e doreza, pasi sipas tij këto mjete duhen vetëm në zona të mbipopulluara si përshembull në urbane, apo ambiente ku ka shumë njerëz.
“Virusi vazhdon të qarkullojë dhe është e domosdoshme të ruajmë distancën fizike 1.5-2 metër. Dhe në ambientet publike dhe në transportin urban duhen maska. Unë them maskat dhe dorezat rrugës nuk duhet të mbahen, nuk është e nevojshme. Unë vetë shikoj njerëz rrugës, ecin burrë e grua me maska e doreza. Edhe i kam ndaluar ju kam thënë pse i mbani. Është e kotë”, ka sqaruar Pipero.
Më tej mjeku i njohur theksoi se bisedat kolektive mes 3-4 apo më shumë personave mund të kthehen në burim serioz infektimi.







Horoskopi Ditor, 9 Maj 2020









Parashikimi i Horoskopit, datë 08 maj 2020


Merr fund lidhja 2-vjeçare e vajzave të njohura

