Pas Saimir Kodrës dhe Orgesa Zaimit , dyshimer për infektimin me koronavirus që në muajin Janar i ka shprehur në publik edhe humoristi Agron Llakaj.
I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Llakaj deklaroi se edhe ai vetë mund ta ketë kaluar Covid-19 pasi në muajin Janar ka patur simptoma të një gripi si asnjëherë më parë.
“Nga data 3 Janar që prej datës 26 unë kam kaluar një grip të paparë të rëndë të rikthyer dy herë me temperaturë me frymëmarrje të vështirësuar, ndoshta e kam kaluar koronën se unë grip të tillë skam kaluar në jetën time. Bëra skopi kisha problem, fillova antibiotikë dhe nuk e di nëse e kam kaluar apo jo,” u shpreh Llakaj.
Pas një pauze të shkaktuar prej masave të ndërmarra ndaj Covid-19, Agron Llakaj njoftoi se të shtunën do të rikthehet me spektaklin e humorit ‘Al Pazar’, spektakël i ciki nuk do të ketë publik e mund të ketë 2-3 aktorë në skenë, me distancë fizike sipas rregullave.

Merr fund lidhja 2-vjeçare e vajzave të njohura





Parashikimi i Horoskopit, datë 07 maj 2020



Covid-19; 12 raste të reja, 25 të shëruar




Parashikimi i Horoskopit, datë 06 maj 2020

Klea Huta zbulon gjininë e fëmijës!





