Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj avokat dëshirojnë ta zgjerojnë familjen e tyre pas djalit Jon që tashmë është një vjeç e gjysmë.
Këngëtarja 29-vjeçare e ka shprehur dëshirën për një fëmijë tjetër edhe më herët dhe e rikonfirmoi atë në një intervistë online për emisionin ”Ftesë në 5” në Top Channel.
Në një bisedë me Skype me emisionin e pasdites Adelina u pyet lidhur me planet për zgjerimin e familjes dhe tha se është gati për një fëmijë të dytë, por ka diçka që e pengon!
Këngëtarja tha se kjo temë është e përditshme në shtëpinë e saj, por ende nuk ka nisur planifikimi pasi pengesa e saj lidhet me muajt e shtatzinë.
“Periudhën e shtatzënisë e kam shumë bezdi. E kam përjetuar shumë keq. Dua direkt të kem fëmijë sepse nuk më pëlqen periudha e barrës dhe rëndesa. Unë jam njeri aktiv dhe nuk funksionoj dot me rëndesën apo të qëndruarit shtrirë e në regjim.”- tha Adelina
Ajo shtoi se nuk e ka përjetuar aspak mirë shtatzëninë me djalin sepse shtoi shumë kilogramë edhe sepse muajt e fundit i qëlluan në muajt më të nxehtë të verës.
“Por gjithsesi unë fëmijët i dua shumë dhe Jonin asnjëherë nuk do e lë vetëm”- tha ajo.
Adelina dhe bashkëshorti i saj Serjoza Markov kurorëzuan lidhjen 2 vite më parë dhe në gusht të vitit 2018, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë Dhe solli në jetë djalin e saj të quajtur Jon.

Parashikimi i Horoskopit, datë 07 maj 2020



Covid-19; 12 raste të reja, 25 të shëruar




Parashikimi i Horoskopit, datë 06 maj 2020

Klea Huta zbulon gjininë e fëmijës!







Parashikimi i Horoskopit, datë 05 maj 2020



