KreuStil Jetese

Ministrja Olta Xhaçka flet për mëmësinë: “Me vajzën e parë më doli situata jashtë kontrollit”

Ka rinisur të hënën në Tv Klan programi argëtues për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan” pas ndërprerjes një mujore.

Një ndër të ftuarat e puntatës së mbrëmshme ka qenë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cika ka folur si rrallë herë për mëmësinë dhe dy vajzat e saj të vogla.

Xhaçka ka rrëfyer se ajo përpiqet t’i mësojë vajzave të saj dy prej virtyteve më të rëndësishme sipas saj siç janë besimi dhe guximi. Ministrja rrëfeu sesi të qënurit nënë e dy vajzave e ka pasuruar në mënyrë të papërshkrueshme dhe se dashuria për vogëlushet është e pashtershme.

Politikania e majtë ndau me publikun edhe përjetimin e saj të mëmësisë duke rrëfyer se si me vajzën e parë i doli situata jashtë kontrollit.

Nëse më përpara kur shikoja nëna me fëmijë, kur në një mënyrë apo tjetër gjykoja bëri mirë, s’e bëri mirë, unë do ta kisha bërë ndryshe, sidomos me vajzën e parë situata më doli jashtë kontrollit në kuptimin që u ndjeva fëmijë dhe unë vazhdoj ende sot sikur po rritem dhe shumë gjëra i mësoj rrugës. Nuk di të them nëse kam një model tipik, por mundohem shumë që vajzën ta edukoj të jetë vetvetja, të guxojë, të besojë edhe të jetë ajo që do të jetë, brenda kontureve të dispilinimit siç e bën çdo prind, siç e bën çdo nënë. Të pasurit të dyja vajzave më ka pasuruar në një mënyrë që nuk di ta përshkruaj. Më ka mësuar se cilat janë përmasat e zemrës sime dhe që dashuria për to qenka e pashtershme, e pafundme. duhet të bëhesh nënë  për ta kuptuar dimensionin e këtij realizimi”.

Tags:

Home bordo