
Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tona ka pasur 7 persona të tjerë të infektuar me Covid-19.
Në Tiranë 5 raste, në Kukës një rast dhe në Krujë një rast. Kështu numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 789.
Momentalisht situata paraqitet e qëndrueshme. Në vendin tonë janë 239 pacientë aktiv dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.
Në spitalet Covid 1 dhe Covid 2 në Tiranë ka 31 pacientë aktiv 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:
Instituti i Shëndetit PublikSi çdo ditë, Ju informojmë për situatën e deritanishme të përhapjes së COVID19 në vendin tone.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar positive, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qëndrën karantinë të këtij rajoni.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 789 qytetarë. Prej tyre janë 519 të shëruar.
Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.
Kalimi i zonave aktive në zona jo aktive për COVID19 ka zhgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin.
Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.


Parashikimi i Horoskopit, datë 02 maj 2020







Parashikimi i Horoskopit, datë 1 maj 2020







Parashikimi i Horoskopit, datë 30 prill 2020



