KreuStil Jetese

Rikthehet “Dua të të bëj të lumtur”; Arbana Osmani tregon datën

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” do të rinisë në transmetimin në ekranin e Top Channel. Pas disa javësh ndërprerje për shkak të nisjes së pandemisë së Covid-19 programi do të rikthehet pranë publikut nga e shtuna e 16 majit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë autorja dhe drjetuesja Arbana Osmani, e cila së bashku me stafin e saj i është rikthyer studiove ditën e sotme.

Shume e lumtur t’ju njoftoj se “Dua te te bej te lumtur” do te rikthehet ne ekranin e Top Channel nga 16 Maji”– shkruan Arbana duke thënë se mezi po pret të rikthehet e duke i ftuar të gjithë të dërgojnë historitë e tyre.

Ajo që dihet deri më tani është fakti se programi do të zhvillohet pa praninë e publikut në studio, ndonëse nuk dihet ende mënyra e zhvillimit të tij duke qenë se drejtuesit janë të detyruar të zbatojnë rregullat e distancimit fizik të vendosura nga autoritetet.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF