KreuStil Jetese

Albana Osmani rikthehet në ekran dhe televizioni i ri nuk është Top Channel!!!

Pas largimit të saj nga Top Channel disa kohë më parë, Albana Osmani ka qëndruar larg televizionit dhe është marrë me projektet e saj personale.

Por ky vit duket se do të sjell rikthimin e Osmanit në ekranin shqiptar dhe me aq sa ka lënë të kuptohet vetë Albana rikthimi do të ndodhë së shpejti dhe nuk do të jetë në Top.

Gjatë një interviste të dhënë në programin “Vizioni i Pasdites”, ajo ka dhënë një ide se ku do ta shohim në të ardhmen. Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatores së programit Evi Reçi se ku do ta shohim së shpejti, Albana pohoi se do të jenë shumë pranë të dyja.

“Kam një projekt televiziv, mund të jemi shumë pranë”, u shpreh Albana duke lënë të kutohet se ajo mund të shfaqet si pjesë e të njëjtës media, pra Vizion Plus. Megjithatë ajo nuk dha detaje të tjera për projektin në fjalë apo formatin që do ta rikthejë pas një pauze të gjatë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF