KreuStil Jetese

Covid-19: 10 raste të reja në 24 orë; shkon në 736 numri i të prekurve

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar të dhënat e fundit lidhur me situatën dhe numrin e të prekurve me Covid-19 në vendin tonë.

Zv.ministrja Mira Rakacolli ka bërë përditësimin e shifrave duke thënë:

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u testuan 212 persona të dyshuar me COVID-19, nga të cilët 10 janë konfirmuar pozitivë. 10 të prekurit janë 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare dhe një rast i ri është në Shkodër.

Në total deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID, 736 raste. Një lajm i mirë për të shëruarit. Gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3% e totalit të të prekurve.

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 që do të thotë se përqindja e të shëruarve është më e lartë se e të infektuarve aktivë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme prej disa ditësh.

Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 29 të shtruar, 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa një pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 janë në terapi intensive dhe një është i intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF