Richard Gere, 70 vjeç dhe gruaja Alejandra Silva, 37 vjeç, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku, një djalë.
Ardhja në jetë e vogëlushit po mbahet e fshehtë nga çifti ndërsa në lajmin e publikuar nga revista Hola!, thuhet se familja bashkë me të voglin po qëndron në fermën e tyre në Pound Ridge pranë New York City.
Lajmi i shtatzënisë së aktivistes 37-vjeçare u bë i njohur në nëntor të 2019-ës, ndërsa në shkurt të po atij viti, dyshja mirëpriti në jetë fëmijën e parë bashkë.
I porsalindur vjen në jetë vetëm 14 muaj pasi aktori, 70 vjeç, dhe Alejandra sollën në jetë djalin e parë të quajtur Alexander.
Richard dhe Alejandra u martuan në fshetësi në vitin 2018 pas një lidhjeje 4-vjeçare ndërkohë që ylli i kinematografisë ka një djalë 20-vjeçar nga martesa e mëparshme me ish-gruan Carey Lowell.
Edhe bashkëshortja e tij aktuale gjithashtu ka një djalë 7-vjeçar me ish-burrin Govind Friedland.



















