KreuStil Jetese

Një ndër meshkujt më të pashëm, aktori Pierce Brosnan nuk njihet prej shndërrimit të karantinës

Aktori i njohur Pierce Brosnan është izoluar me familjen e tij në Hawaii në mesin e pandemisë së koronavirus, që ka prekur mbarë botën.

E duket izolimi ka bërë punën e vet te ylli i “James Bond” pasi look-u i ti i karantinës e ka shndërruar 66-vjeçarin në pamje.

Me flokë të thinjur e mjekrrën e hequr, Brosnan është fotografuar të martën nga fotografët teksa shëtiste i vetëm e i qetë në ishull e në dorë mbante një shkop të gjatë.


Pierce, i cili vetëm një muaj më parë është parë me flokë të errët dhe mjekërr në eventin e “The Prince’s Trust Awards” në Londër, është parë të shijoj diellin me një t-shirt të bardhë dhe pantallona të shkurtra.

Aktori po e kalon izolimin në shoqërinë e bashkëshortes së tij Keely Shaye Smith me të cilën festoi edhe 26 vjetorin e martesës vetëm pak ditë më parë.

Filmi i radhës i Brosnan planifikohet të jetë “Eurovision”, ku gjithashtu do të interpretojë Will Ferrell dhe Rachel McAdams, ndërsa ai gjithashtu do të luajë rolin e mbretit në filmin e Hirushes, ku do të luajë edhe Camilla Cabello.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF