Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero këtë të premte ka qenë në një lidhje live me emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, ku ka folur për situatën e koronavirusit në vend.
Në njê moment gjatë intervistës, Çani e suprizoi mjekun e njohur me videon e një kënge që disa fëmijë ia kanë dedikuar mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën ndaj koronavirusit. Kjo video e ka emocionuar shumë mjekun Pipero i cili ka thënë, “I kam sytë me lot”.
“Sot duhet të jesh mjek të përjetosh këto emocione, është e jashtëzakonshme. Më kuptoni ju lutem.I kam sytë me lot, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty në spital dhe të dëgjosh këto vajza që të përjetosh këto emocione. Ju përqafoj fortë ato dhe juve që na i sollët këto emocionuese. I falenderoj shumë fëmijët. Padyshim kjo këngë u shkon të gjithë mjekëve që luftojnë çdo ditë me këtë sëmundje”- u shpreh Pipero.
Pipero nuk harroi as apelin e tij për publikun duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura.
te ngjashme

Horoskopi Ditor, 18 Prill 2020







Horoskopi ditor, e premte 17 prill 2020







Horoskopi ditor, e enjte 16 prill 2020




