Gazetarja sportive Ilda Bejleri vetëm pak ditë më parë ndau me publikun përjetimin e saj aspak pozitiv të izolimit duke folur për ankthin dhe pasigurinë që i krijonte gjendja e karantinës.
Megjithatë, Ilda ka gjetur ashtu si të gjithë ne aktivitete dhe punë për të mbushur ditët e saj teksa qëndron në shtëpi dhe ka ndarë me ndjekësit angazhimin e të mërkurës: rregullimin e garderobës.
Pasi ka sistemuar gjithçka, gazetarja e Top Channel na ka bërë një vizitë në dhomën e saj të garderobës të mbushur me veshje nga më të ndryshmet, aksssorë e këpucët e saj.
Ilda e nis videon nga rrobat, vijon me çantat ku bien në sy disa modele të çantave Chanel, Louis Vuitton, Dior apo edhe aksesorë Cartier.
Një vend të rëndësishëm në dhomën e saj të garderobës zënë këpucët ku përvec 3-5 palë atleteve, pjesa tjetër e tyre janë me platformë e taka të larta që siç duken janë të preferuarat e 33-vjeçares.




Horoskopi ditor, e enjte 16 prill 2020








Horoskopi ditor: 15 prill 2020







