KreuStil Jetese

S’paskemi parë gjë! Sara Hoxha bëhet nostalgjike dhe na tregon foto të dasmës

Sara Hoxha nuk kishte si t’i shpëtonte nostalgjisë në këto ditë izolimi në shtëpi, andaj si shumica prej nesh ka hapur albumet e saj të fotove.

k

Trashëgimtarja e Top Media-s ka zgjedhur të kthehet pas në fillim të gushtit të 2018-ës pikërisht në Liqenin e Comos, ku ajo dhe prezantuesi Ledion Liço kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë.

Ajo ka publikuar dy foto të shkëputura nga albumi i dasmës ndërsa mban të veshur fustanin e bardhë të ngushtë pas trupit që i tregon edhe linjat elegante.

Në njërën nga fotot ajo shihet duke shkëmbyer një puthje pas festës e në tjetrën teksa kërcen në mesin e pistës.


Sara dhe Ledioni sot janë prindër të dy djemve London 3-vjeç dhe Roman 6 muajsh.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF