Ditët kalojnë dhe Klea Huta është duke i shijuar me bebushin që rritet në barkun e saj.
Vetëm pak orë më parë ka publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur duke rrëmbyer qindra komplimente për ëmbëlsinë dhe nurin e shtatzënisë
E veshur me pizhama ngjyrë rozë të ëmbël dhe me buzëqeshjen e stampuar në fytyrë, Klea shfaqet teksa përkëdhel barkun, ndërsa e shoqëron foton në fjalë me diçiturën “Bebushi i Klea-s”.
26-vjeçarja dhe partneri i saj, kompozitori Elgit Doda do të mirëpresin në fillim të vetës fëmijën e tyre të parë- një djalë- si frut i dashurisë së nisur që në 2016-ën, kohë kur Doda kompozoi këngën “Amla” me të cilën Klea dhe grupi Alar Band konkurruar në festivalin “Kënga Magjike”.