Bebe Rexha njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe nuk e ka pasur aspak problem t’i tregojë botës rrathët e zinj poshtë syve pak orë më parë.
Artistja me origjinë shqiptare ka zgjehdur të ndajë disa sekrete bukurie për publikun dhe fansat e saj në videon e radhës së Vogue në Youtube ku yje botërore kanë zbuluar rutinat e tyre të kujdesit të lëkurës dhe grimit
Ylli i muzikës ka zbuluar sekretin e saj pas grimit blu të syve dhe se si ajo mbulon rrathët poshtë syve.
“Një gjë e cila ishte vërtet e vështirë gjatë punës me shumë make-up artistë të tjerë me mua, të hiqja qafe rrathët e mi të errët ose ndonjë dekolorim që mund të jetë bërë duke përdorur një korrektues ngjyrash”.
Bebe zbuloi se ajo i trajton njollat e errëta duke aplikuar korrigjuesin ngjyrë portokalli nën sytë e saj me një Beauty Blender. Ajo përdor pudrën La Mer që kishton 95 dollarë dhe korrektorin Shape Tape 27 dollarë, i cili duhet thënë se është një ndër produktet e preferuara të shumë vajzave të famshmeve dhe blogereve të makeup-it.
“Truku që përdor unë për këtë produkt është që kur ta vendosni, ta lini aty pa e shpërndarë”.
Bebe Rexha mori komplimentet e miliona fansave për këtë dalje të sajën dhe praniminin e ‘të metave’ përpara publikut.









Njihuni me 20 modelet ikonë të viteve ‘80










