Personazhet e famshëm të Hollywood janë nē listën e atyre të njerëzve që po ndjejnë tension gjatë qëndrimit në shtëpi për shkak se tashmë shtëpinë e kanë ata të gjithën në dorë
Në mungesë të stafit të tyre si kuzhinierëve, ndihmëseve apo pastruesve, zonjat e njohura që i kanë lënë këta të fundit të shkojnë në shtëpi për shkak të koronavirus, janë të detyruara t’i përveshin vetë mëngët.
E duket se njëra nga ato që nuk po e përballon aspak mirë këtë situatë është aktorja e njohur Naomi Watts.
Të martën, durimi i aktorjes arriti kulmin pasi printeri, fshesa me korrent dhe lavastovilja u prishën të gjitha.
51-vjeçarja, e cila është izoluar prej tre javësh në rezidencën e saj në Los Angeles – ndau ankthin e saj me fansat duke postuar një video me slowmotion ku shihet duke bërtitur në mënyrë histerike.
“Dita e karantinës #756: Kur printeri, fshesa me korent dhe lavastovilja prishen të gjitha në një ditë”- shkruante ajo poshtë videos ku moro përlqimin edhe të shumë miqve të famshëm të cilët duket sikur ‘e ndjenin’ dhe ishin dakort me gjendjen e saj.
Eh sa të ndryshon karantina!










10 maska pëlhurash që mund t’i blini tani!



Kastro Zizo: “Programit tim iu pre koka”






