KreuStil Jetese

Pipero: “Kjo histori përfundon në fund të qershorit”!

Të gjithë duam të dimë se kur e gjithë kjo ‘agoni’ pritje do të marrë fund, dhe të rinisë jeta normale.

Ndonëse se askush ende nuk di të japë një përgjigje përfundimtare, pasi gjithçka varet nga arritja e këputjes së zinxhirëve të infektimit me Covid-19, si dhe përgjegjeshmëria e qytetarëve për të qëndruar në shtëpi dhe për të ruajtur distancimin social.

Mjeku tashmë i njohur për këdo, Pëllum Pipero në një lidhje me skype për televizionin “News 24” u shpreh se nëse vijohet me uljen e numrit të të infektuarve, atëherë mund të themi se jemi në fillim të fundit, por që e gjitha kjo, sipas Piperos mund të marrë fund në mbyllje të qershorit.


Duhet që të vazhdojmë që të kemi shumë kujdes. Unë e kam thënë se me uljen e personave të prekur, masat do të ngadalësohen. Ky është fillimi i fundit. Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Duhet modeomos që gjithë rajoni të jetë i qetë që edhe Shqipëria të jetë e qetë. Shkenca po punon. Ndoshta mund të kemi edhe vaksinën, ndërsa temperaturat do jenë në favor të luftimit të koronavirusit. Nëse ndodh që ky virus të kthehet prapë, bota është më e mësuar. Këtë herë kishim pasoja rrënuese”, tha Pipero.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF