Princi Harry dhe Meghan Markle janë kritikuar sot pasi zbuluan disa nga detajet e planeve të tyre për të filluar një fondacion të ri jo-fitimprurës. Shkaku i kritikave të menjëhershme në rrjet ma qenë fakti se disa e kanë përshkruar këtë moment si një ‘kohë të tmerrshme’ për të tilla lajme, ndërkohë që bota gjendet në mes të pandemisë së koronavirus.
Mbrëmë çifti i njohur u shpreh se ‘mezi presin’ të fillojnë me fondacionin, të quajtur Archewell, i cili do të zëvendësojë markën e tyre Sussex Royal. Kjo deklaratë erdhi pak pasi britanikja “The Telegraph” zbuloi se ish anëtarët mbretërorë të Sussex kishte markuar emrin “Archewell” në Shtetet e Bashkuara javën e shkuar.
Marka tregtare e Meghan dhe Harry përfshin materiale edukative, libra dhe artikuj që mund të shkarkohen, si dhe stilolapsa, lapsa, kapëse letre dhe veshjesh, si fundet, këmishat dhe bluzet.
Çifti tha se ata ishin “detyruar” të bënin njoftimin mbrëmë pasi detajet e planeve dolën në faqen e internetit të “Telegraph” rreth orës 10:00, gati dy orë pasi kryeministri Boris Johnson u konfirmua se ishte shtruar në kujdesin intensiv për shkak të koronavirus.
Disa e kanë kritikuar kohën e njoftimit si ‘të papërshtatshme’, Por, në një deklaratë mbrëmë, çifti tha se ata kishin vendosur ta shtynin publikimin e detajeve të plota të projektit për shkak të pandemisë Covid-19.
Duka dhe Dukesha i thanë Telegrafit se: ‘Ashtu si ju, përqendrimi ynë është në mbështetjen e përpjekjeve për të trajtuar pandeminë globale Covid-19, por përballë informacionit që doli në dritë, ne ndiheshim të detyruar të ndanin historinë se si ndodhi kjo.’
Vendimi për të lëshuar detaje të mëtejshme ka shkaktuar kritika në rrjet nga disa ndjekës të ish-çiftit mbretërorë.


10 maska pëlhurash që mund t’i blini tani!



Kastro Zizo: “Programit tim iu pre koka”














