Vjehrri i Princeshës Eugenie është në kujdesin intensiv pasi ka rezultuar pozitiv në testiv e koronavirusit.
George Brooksbank, 71 vjeç, babai i Jack që martua me mbesën e Mbretëreshës në vitin 2018, thuhet se është në një gjendje “serioze, por të qëndrueshme” në spital.
Bashkëshortja e tij 66-vjeçare Nicola, gjithashtu vuan nga Covid-19, por është duke u rekuperuar në shtëpi.
“Është një kohë traumatike për Jack dhe Eugenie,” tha një nga miqtë e tyre. “George ka qenë shumë i sëmurë, por e gjithë familja është pranë për ta ndihmuar.”
Një zëdhënës i familjes nuk pranoi të komentojë, por një mik tha: ‘Ata janë jashtëzakonisht mirënjohës për kujdesin e shkëlqyer që ai ka marrë. Ata po mendojnë për të gjitha familjet e tjera që po preken në të njëjtën kohë në këto momente. ‘
Brooksbank është një ish-llogaritar tashmë në pension dhe drejtor kompanie, që tashmë jeton me gruan e tij në Wandsworth, në jug të Londrës. Ata kanë gjithashtu edhe një shtëpi në Francë.
Çifti Brooksbank nuk e fshehën krenarinë ndërsa djali i tyre Jack, 33 vjeç, u martua me princeshën Eugenie në Katedralen e St George në Windsor, në një ceremoni ku morën pjesë Mbretëresha dhe anëtarët më të vjetër të Familjes Mbretërore.
Horoskopi ditor 4 Prill 2020
Ish-bosi i Formula 1, baba në moshën 89-vjeçare!
Horoskopi sot, e premte – 3 prill 2020





