Koronavirusi i ri ka infektuar deri më tani më shumë se 1.002.000 në mbarë botën.
Kanë kaluar tre muaj që nga rasti i parë i COVID-19, virusi që e pati zanafillën në Wuhan të Kinës, më 31 dhjetor.
Më shumë se 51,000 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën, dhe më shumë se 208,000 janë shëruar, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Sëmundja koronavirusit, të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi në 11 mars, është përhapur në 181 vende.
Italia dhe Spanja kanë raportuar numrin më të lartë të vdekjeve deri më tani: rreth 14,000 dhe 10,000 persona.
Që nga e enjtja, SH.B.A. ka më shumë të prekur, me më shumë se 234,000 raste, ose rreth një e katërta e totalit të botës.
Ndërkaq Italia ka rreth 115,000 raste, Spanja ka raportuar 110,000, dhe Kina fillesa e virusit ka 82,000 raste.
Numri i të vdekurve në SHBA dhe Francë ka vazhduar të rritet gjithashtu. Që nga e enjtja, më shumë se 5000 njerëz kanë humbur jetën në SHBA dhe 4,000 në Francë.
Megjithatë, më shumë se 208,000 njerëz janë shëruar nga sëmundja, sipas të dhënave të “Johns Hopkins”.






Horoskopi sot, e premte – 3 prill 2020








Horoskopi ditor; e enjte – 2 prill 2020

Beyoncé! 14 gjëra që nuk i dini për të


Koronavirus i merr jetën artistit të këngës HIT!


