KreuStil Jetese

“Biri im e mposhti”; Djali i deputetes së PS-së shërohet nga koronavirusi

Djali i deputetes së majtë në Fier, Antoneta Dhima ka mundur ta fitojë betejës me Covid-19 dhe është shëruar.

Pak ditë pasi infektimit me koronavirus 25-cjeçari ka lënë dyert e spitalit dhe është rikthyer në shtëpi pasi edhe testi i dytë i ka rezultuar negativ. Lajmin e shërimit të të birit, deputetja e PS-së e ka ndarë në Facebook ku shkruan:

E lumtur dhe e gëzuar që biri im e mposhti armikun e padukshëm, atë armik me të cilin shumë të tjerë po vijojnë betejën. ??

Falenderimet shkojnë për të gjitha bluzat e bardha, mjekët, infermierët, epidemiologët, imazheristët, laborantët dhe stafet mbështetëse, në Fier, Tiranë e kudo.?‍⚕️??‍⚕️ Jeni ju që luftoni në frontin e parë të kësaj lufte globale, një lufte që me këmbëngulje e forcë ne do ta fitojmë. ?

Edhe pse nuk zgjodha të jepja lajmin për nisjen e kësaj lufte, jam e ngazëllyer që tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë Ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë.  ??

“Faleminderit të gjithëve për sakrificën e pamasë që bëni në këtë periudhë të vështirë. ??

Qofshi të bekur të gjithë Ju që mjeksinë nuk e keni thjesht një profesion, por një mision që ju vendos përditë përballë sfidave, edhe të panjohura. ?‍⚕️??‍⚕️

Faleminderit edhe të gjithëve Ju miq dhe mikesha që në këto ditë të vështira më qëndruat pranë me mesazhet e telefonatat Tuaja, duke treguar se miqtë më të mirë, janë ata që nuk të harrojnë në ditë të vështira. ?

Ne vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, bëjeni dhe Ju. ? ?

Dhe kujtoni, që vetëm bashkë do tja dalim.?”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF