
Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë. Në deklaratën e bërë pak minuta më parë për të dhënat më të fundit lidhur me koronavirusin, zëvëndës ministrja e Shëndetësisë njofoti mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në 24 orët e fundit janë realizuar 145 testime rastesh të dyshuara për Covid-19, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 20 raste të reja.
Deri më tani në Shqipëri janë testuar 1671 persona të dyshuar dhe me rastet e reja numri i të infektuarve në total ka shkuar në 243 raste.
Hata e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Mirditë ku vetëm në Durrës janë zbuluar 12 të infektuar të rinj.
Në spital gjenden të shtruar 77 persona, 8 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 3 në frymëmarrje të drejtuar. Numri i të shëruarve nga Covid-19 deri ditën e sotme ka shkuar në 52 persona ndërsa pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.