KreuStil Jetese

MOTORRISTI i garave Rally Albania, njihuni me kirurgun Ermal Pashaj, doktorin në vijën e parë të frontit të 30 mjekëve që shkuan drejt ITALISË

Ermal Pashaj nuk është një kirurg dosido. Eshtë një kirurg pasionant për shpejtësinë, rregullsinë, dhe fitoren, raporton newsbomb.al.

Jo më kot ishte ndër të parët që iu bashkua armatës së mjekëve dhe infermierëve që u nisën në zonën e zjarrit, aty në qendër të Pandemisë, në Lombardi, së bashku me ekipin e 30 mjekëve dhe infermierëve.

Por, të pasionuarit për garat me makina e motorra ne shitje të Rally Albania, e njohin me nofkën “superdoktori” apo “Bikja”.

“Të shkoftë mbarë Bike”, e uron në faqen e vet zyrtare një prej drejtuesve të garës Rally Albania, Endri Prespa në faqen e vet në facebook.

Ermal Pashaj, kirurgu i shkëlqyer, është shumë i dhënë pas shpejtësisë dhe motorrëve. Gara e fundit që mori pjesë, është ajo 24 orëshe e tetorit të vitit të kaluar. Dhe dihet, garat që organizohen nga Rally, janë të vështira për tu fituar. Por, sic thuhet në të tilla raste, shpirti I garës dhe adrenalina e bëjnë të jetë gjithmonë në garat e Rally Albania. Ndaj, nuk ka asnjë dyshim që doktor Ermali dhe ekipi I mjekëve dhe infermierëve do tia dalin edhe në rrugëtimin e tyre një mujor në spitalin e Breshias në Itali, shkruan newsbomb.

 

 

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF