KreuStil Jetese

Shënohet viktima e 11-të nga koronavirus; Shkon në 223 numri i të infektuarve

Shënohet viktima e 11-të nga koronavirus; Shkon në 223 numri i

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 90 persona të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja.

Deri në këto momente janë testuar në total 1526 persona dhe prej tyre janë konfirmuar pozitiv 223 raste.

Mëngjesi i sotëm ka shënuar edhe viktimën e 11-të të Covid-19, një pacient 79-vjeçar nga Tirana me inicialet M.H që gjendej i shtruar në Spitalin Infektiv prej 18 ditësh. Sipas drejtoreshës së ISHP-së, i moshuari ka pasur përmirësim të gjendjes shëndetësore në ditët e fundit, por ka ndërruar jetë nga një infarkt kardiak.

Në Spitalin Infektiv ndodhen 74 të shtruar, prej tyre 7 në terapi intensive dhe 4 të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion vijijnë në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë në spitalin 2 “Shefqet Ndroqi” ndodhet një pacient i shtruar. Gjithashtu vetëm bë 24 orët e fundit kemi 4 persona të shëruar dhe në total 44 persona deri më tani.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF