KreuStil Jetese

Nuk ndalet tragjedia; Italia shënon mbi 10.000 të vdekur nga Covid

Nuk ndalet tragjedia; Italia shënon mbi 10.000 të vdekur nga Covid

Nuk po kanë të sosur ditët e zeza për Italinë dhe bilancet e të prekurve nga Covid-19.

Nga të dhënat e publikuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga koronavirus në total ka shkuar në 10.023, dhe 889 viktima janë shënuar në vetëm 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 3651 duke e çuar në 70065 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 12384, ku 1434 janë në 24 orët e fundit dhe 3856 janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 29879.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF