KreuStil Jetese

Ky qytet në Shqipëri është izoluar dhe askush nuk hyn nëse s’është banor!

Në kuadër të pandemisë së Covid-19 dhe masave të marra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e virusit, një qytet në Shqipëri ka vendosur të izolohet.

Sipas gazetarit të njohur Artan Hoxha, Bashkia e Poliçanit prej disa ditësh, në hyrje të qytetit ka vendosur një postbllok policie i cili lejon të kalojnë vetëm banorët e qytetit dhe askush tjetër.

Vendimi është marrë duke pasur parasysh se në këtë qytet ka zyrtarisht 800 persona të regjistruar me probleme të frymëmarrjes dhe sëmundjeve kronike, kjo siç thotë Hoxha për shkak të punës së vështirë dhe sëmundjeve profesionale të marra nga puna për dekada me radhë në kombinatin ushtarak të këtij qyteti.

Poliçani është themeluar si qytet industrial në vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar, kur nisi dhe ndërtimi i kombinatit ushtarak për prodhimin e armatimeve dhe municioneve luftarake. Pikërisht për këtë fakt, afro 15% e popullatës së këtij qyteti të vogël, vuan aktualisht nga sëmundje kronike dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me rrugët e frymëmarrjes”, shkruan gazetari i “ABC News”.

Ndërkaq postoblloku i vendosur në hyrje të qytetit ka për qëllim të ndalojë hyrjen e çdo personi që vjen nga jashtë tij si p.sh atyre që vijnë nga shtetet e huaja apo qytetet e Shqipërisë ku janë konfirmuar raste me Covid-19 apo qytetarëve me origjinë nga Poliçani dhe që duan të kthehen pa ndonjë arsye emergjente.



Të vetmit që lejohen të qarkullojnë në qytetin me 6000 persona janë tregëtarët vendas, të cilëve i është kërkuar të marrin furnzime afatgjata që të shmangin lëvizjet e shpeshta, ambulanca dhe automjetet e policisë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF