
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit për mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Parlamenti i Kosovës, pas një seance të gjatë, ka rrëzuar dje qeverinë Kurti.
Me 117 deputetë në sallë, 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, kjo qeveri e humbi legjitimitetin. Kundër kanë qenë 29 deputetët e LVV-së dhe tre të LDK-së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.
Albin Kurti drejtoi qeverinë më jetëshkurtër në Kosovë, për vetëm 51 ditë.
Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës.
LDK-ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Stil Jetese
Horoskopi për ditën e enjte- 26 mars 2020







Stil Jetese
Ndërron jetë ikona e aktrimit shqiptar











