KreuStil Jetese

Pëllumb Pipero: Ja kur mund të zbutet epidemia në Shqipëri

Pëllumb Pipero: Ja kur mund të zbutet epidemia në Shqipëri

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” këtë të Hënë është shprehur se në fundin e muajit mars dhe javën e parë të prillit do të fillojë thyerja e epidemisë në vendin tonë.

“Në javën e tretë rritet shumë numri dhe është fillimi i stuhisë. Nëse qytetarët i kanë zbatuar rregullat atëherë numri nuk do të rritet shumë. Këto dy javë është rritja. Në Itali ka shumë rëndësi të thyhet kurba. Prapë është i lartë por është e rëndësishme të thyhet ajo kurba. Është kaq e vështirë sa të parashikosh motin. Fundi i Marsit dhe java e parë e prillit mendoj se do të thyhet epidemia.” tha Pipero.

“Në javën e dytë të prillit masat do të zbuten shumë. Kurba kështu shkon përgjithësisht.” shtoi mjeku.

Ndërkohë në vendin tonë 15 persona të prekur nga koronavirusi janë diagnostikuar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 104 numrin total të të infektuarve me Covid-19.

Top Channel

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF