KreuStil Jetese

Për shkak të koronavirus, Top Channel mbyll programin e Arbana Osmanit !

Pandemia e COVID-19 që ka prekur vendin ka sjell ndryshime edhe në programacionin e ekraneve shqiptare. Të parët e prekur janë programet me shumë të ftuar e publik në sallë, programe këto që janë detyruar të “pushijnë” publikun e të rrallojnë të ftuarit, disa duke ecur përpara me lidhje direkte nga shtëpitë e pesonazheve të njohur, ku ndodhen të izoluar.

Një ndër programet që është prekur nga këto ndryshime dhe që është detyruar të mbyllet para kohe është emisioni “Dua të të bëj të lumtur” që transmetohet të shtunave në Top Channel.

Pas dy puntatave të regjistruara më herët e të transmetuara këto dy të shtuna, autorja dhe drejtuesja e programit, Arbana Osmani ka njoftuar publikun se emisioni i transmetuar më 21 Mars do të jetë i fundit për këtë sezon.

Me anë të një foto-postimi të bërë ne Instagram, Arbana shkruan se emisioni i të shtunës do të ishte takimi i fundit, i sigurtë me “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa nuk ka harruar të falenderoj publikun për shikueshmërinë. “Pavarësisht kushteve, jam e privilegjuar të jem në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve atëherë kur kemi nevojë më shumë për njeri-tjetrin”– shkruan Osmani.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF