KreuStil Jetese

E thotë presidenti amerikan: Donald Trump “nxjerr” emrat e dy ilaceve që shërojnë koronavirusin!

Është përfolur shumë këto ditë për ilace që mund të shërojnë sëmundjen e shkaktuar prej koronavirusit që po tmerron botën, por ndryshon puna kur njoftimin e bën vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Donald Trump shkroi në Twitter se FDA e ka gjetur zgjidhjen e shumëkërkuar, dhe ajo është kombinimi i dy medikamenteve, që me sa duket, ka dhënë rezultat në trajtimin e Covid 19.

HYDROXYCHLOROQUINE & AZITHROMYCIN, taken together, have a real chance to be one of the biggest game changers in the history of medicine. The FDA has moved mountains – Thank You! Hopefully they will BOTH (H works better with A, International Journal of Antimicrobial Agents)…..

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) March 21, 2020

“Hidroksiklorokinë dhe azitromicinë, të marra së bashku, kanë kanë një mundësi shumë të madhe që të ndryshojnë rrjedhën e historisë mjekësore. FDA (Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet) lëvizi malet. Faleminderit! Shpresoj që të funksionojnë të dyja”, ka shkruar ai.  Hidroksiklorokinë është një medikament i përdorur për trajtimin e malaries, por ai ka gjetur përdorim edhe kundër artritit reumatik e lupusit.

Sa për Azitromicinën, ajo është një antibiotik i njohur, i përdorur për trajtimin e disa infeksioneve bakteriale.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF