Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur udhrin për të mbyllur të gjithë shkollat deri më 3 prill të këtij viti për shkak të situatës me koronavirusin në Shqipëri.
“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill“, u shpreh Manastirliu.
Masa, sipas ministres, është marrë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vend.
Fillimisht institucionet arsimore u mbyllën deri më 23 mars, por duke marrë parasysh që raste të tjera me koronavirus zbulohen çdo ditë nga ISHP-ja është vendosur një shtyrje e afatit dhe shtrëngimi i masave të shtetrrethimit.

Stil Jetese
Horoskopi sot: E enjte 19 mars 2020








Stil Jetese
Për herë të parë: Anullohet Eurovison 2020


Stil Jetese
Horoskopi ditor: E enjte – 19 mars 2020








Stil Jetese
Delinda Disha i thotë të gjitha….
